Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar këtë të premte një 25-vjeçar në Gjilan, pasi në shtëpinë e tij dhe në objektet përcjellëse ka gjetur substanca narkotike.
Sipas njoftimit, substancat janë gjetur nga hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë per Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Gjilan, gjatë operacionit “Shpërndarësi 2’.
“Sot, në orët e pasdites, në koordinim me organet e drejtësisë, është bërë kontrolli i shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të të dyshuarit Sh.R., (viti i lindje 1997, mashkull kosovar)”, thuhet në komunikatën për media.
Aty janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale: gjashtë paketime me substancë që dyshohet të jetë kokainë me peshë 220 gramë, dy peshore dhe prova tjera që do të përdoren në procedurë të mëtejme.
“Vlen të ceket se vlera e substancës së konfiskuar është rreth 22 mijë euro. Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti penal ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge, i njëjti është intervistuar dhe me aktvendim nga prokurori është dërguar në mbajtje deri në 48 orë”, thuhet tutje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.