×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet dhe suspendohet nga detyra zyrtari policor që rrahu bashkëshorten

    Reporteri
    22 Janar 2021 | 9:36

    Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), ka arrestuar dje në zyrtar policor i cili dyshohet se ka shkaktuar dhunë në familje. Sipas IPK’së i dyshuari ka sulmuar bashkëshorten e tij.


    “Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë arrestuar një zyrtar policor me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “dhunë në familje”. IPK ka pranuar mbrëmë informacione nga Policia e Kosovës lidhur me dyshimin së një zyrtar policor në Prishtinë ka kryer veprën penale dhunë në familje. Menjëherë pas pranimit të informacionit hetuesit e IPK-së i janë përgjigjur thirrjes duke intervistuar viktimën e këtij rasti – bashkëshorten e tij”, truhet një njoftimin  e IPK’së.

    Ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, teksa i njëjti edhe është suspenduar nga detyra zyrtare.

    “Pas disa veprimeve fillestare hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar. Hetuesit e IPK-së  në koordinim të plotë me Prokurorinë do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, thuhet ndër të tjera në njoftim. 

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!