Një 33 vjeçar është arrestuar së është vërtetuar se i dyshuari ka kryer veprën penale në periudhën kohore 2015-2016, duke dëmtuar në këtë mënyrë buxhetin e Kosovës prej 744,321.91 euro.
Sipas policisë, më 23.04.2019 në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – DHKEK është pranuar informata se një i dyshuar është duke kryer veprën penale ‘shmangie nga tatimi.
“Pas analizimit të informatave nga hetuesit e DHKEK-së, janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore dhe në bashkëpunim me zyrtarët e ATK-së është vërtetuar se i dyshuari i lartcekur ka kryer veprën penale në periudhën kohore 2015-2016, duke dëmtuar në këtë mënyrë buxhetin e Kosovës prej 744,321.91 euro. Personi i dyshuar i arrestuar lidhur me këtë rast është A. M.lindur me 1986. Sot me 15 nëntor 2019, pas intervistimit të të dyshuarit të lartcekur, në konsultim dhe me urdhër të Prokurorisë Themelore Mitrovicë, të dyshuarit të lartcekur i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.