×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një person në Vushtrri për vjedhje të rëndë

    Reporteri
    08 Tetor 2019 | 13:46

    Policia e Kosovës ka paralajmëruar për një person i cili është arrestuar për vepër penale “vjedhje e rëndë”.


    “Arrestimi i të dyshuarit E. Sh., 19 vjeçar shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë në qytetin e Klinës, mbi bazën e dyshimeve dhe provave të siguruara se i njëjti gjatë natës në rrugën “Isa Boletini” në Vushtrri, ka vjedhur një veturë brenda së cilës kishte vegla të ndryshme pune”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Tutje tregohet se nga personi i dyshuar është gjetur vetura e vjedhur si dhe veglat e punës, ku pas procedurave të nevojshme vetura i është kthyer pronarit.

    Deklarata e plotë:

    Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’

    Vushtrri, 7 tetor 2019

    Hetuesit policorë në Vushtrri, me datën 7 tetor 2019, mbi dyshime të arsyeshme kanë identifikuar dhe kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’.
    Arrestimi i të dyshuarit E. Sh., 19 vjeçar shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë në qytetin e Klinës, mbi bazën e dyshimeve dhe provave të siguruara se i njëjti gjatë natës në rrugën “Isa Boletini” në Vushtrri, ka vjedhur një veturë brenda së cilës kishte vegla të ndryshme pune.

    Në cilësi të provave materiale tek i dyshuari është gjetur vetura e vjedhur si dhe veglat e punës, ku pas procedurave të nevojshme verifikuese vetura i është kthyer pronarit.

    Ndërsa pas procedurave intervistuese, të dyshuarit nga ana e prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit policor.

    Zyra për Informim Publik
    Drejtoria Rajonale e Policisë-Mitrovicë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!