×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një polic, dyshohet se keqtrajtoi një qytetar gjatë detyrës zyrtare

    Reporteri
    10 Prill 2021 | 21:02

    Është arrestuar një polic nën dyshimin për “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”, njofton Inspektorati Policor i Kosovës.


    Qytetari e kishte njoftuar rastin në stacionin policor në Prishtinë, ndërsa paraprakisht ishte shoqëruar në stacionin policor për shkak të mos respektimit të masave anti-COVID.

    Pas disa veprimeve hetimore në konsultim me prokurorin kompetent, i cili ka qenë në vend të ngjarjes, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar një zyrtar policor (punonjës në stacionin policor “Qendra”) që ishte i përfshirë në këtë incident.

    Arrestimi i tij është bërë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Edhe qytetarit të shoqëruar në stacionin e policisë i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë nga Prokuroria”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit Policor.

    Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!