×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një police në Zubin Potok, këto janë inicialet e saj

    Reporteri
    29 Maj 2019 | 16:42

    Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve sot në orët e pasdites kanë arrestuar edhe një zyrtare policore në Zubin Potok.


    Inspektorati thotë se arrestimi i sotshëm i të dyshuarës ( zyrtare policore e policisë kufitare me inicialet B.T) është vazhdimësi e operacionit të djeshëm që u zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në disa lokacione në veri të vendit dhe më gjerë.

    “Operacionit të djeshëm dhe arrestimit të sotshëm i ka paraprirë një hetim disa mujor i IPK-së dhe PK-së i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës, i cili ka rezultuar me dyshimin e bazuar të përfshirjes së disa zyrtareve policor dhe të disa qytetarëve në; “Pjesëmarrje ose Organizim i Grupit Kriminal”, në lidhje me veprat tjera penale si; “Kontrabandim me Mallra”, “Keqpërdorim i Pozitës Zyrtare”, “Dhënie e Ryshfetit”, “Tregti e Ndaluar””, thuhet në njoftim, shkruan Reporteri.net.

    Kujtojmë se drejtori i Policisë së Kosovës, Reshat Qalaj mbrëmë pas përfundimit të aksionit në Veri tha se nuk janë arrestuar të gjithë personat e dyshuar të përfshirë në kontrabandë.

    Me këtë arrestim numri i zyrtarëve policorë të arrestuar nga ky aksion shkon në 20-të. /Reporteri.net/.

    Drejtori i Policisë paralajmëron arrestime të tjera në Veri

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!