×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet njëri nga të dyshuarit për rastin në Ferizaj, personi tjetër ende në arrati

    Reporteri
    22 Gusht 2021 | 23:31

    Policia e Kosovës ka arrestuar njërin nga personat që dyshohet se ka dërguar në spitalin e Ferizajt vajzën rreth 20 vjeçare pa shenja jete.


    Kryeprokurori i Prokurorisë në Ferizaj ka thënë për Gazetën Online “Reporteri.net” që dy të dyshuarit janë identifikuar, por vetëm njëri është kapur.

    Dyshohet se ata e kanë sjell viktimën me një veturë të tipit Audi me tabela të Zvicrës por që numrat nuk po mund të deshifrohen për shkak të pamjeve të dobëta të kamerave të sigurisë.

    Shukri Jashari, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se fotografitë e të dyshuarve janë nxjerrë nga kamerat e spitalit dhe janë shpërndarë në të gjitha pikat kufitare dhe drejtoritë rajonale. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!