Policia e Kovës ka arrestuar sot Driton Podrimqaku i cili ishte në kërkim për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.
Sipas policisë i dyshuari është arrestuar sot në fshatin Novosellë të Pejës.
“Me datë 17.04.2021, pas një pune intensive të hetueseve të Sektorit Rajonal Për Hetime DRP –Pejë, dhe një bashkëpunimi me qytetarët, është arritur të arrestohet personi i kërkuar: DRITON (Muharrem) PODRIMQAKU i lindur me 20.04.1979 nё fshatin Novosellë- Pejë, i cili është publikuar si person i kërkuar me datë 13.04.2021, për veprën penale “SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR”, thuhet në njoftimin e policisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.