Një person është arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës pasi që i njëjti po dyshohet se ka kërcënuar me jetë familjen e ish-ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacollit.
Lajmi u bë i ditur nga këshilltari i Pacollit, Naim Murseli.Sipas Murselit, personi i arrestuar ka kërcënuar se do t’i djegë fëmijët e Pacollit.
Sipas Mureselit, personi i arrestuar mbrëmë ka kërkaur edhe para nga Pacolli.
“Personi i arrestuar në orët e vona mbrëmë, me incialet E.H, i cili kërcënoi z. Pacolli dhe fëmijët e tij i ka kërkuar gjithashtu para. Personi ka pretenduar të jetë edhe prokuror i Kosovës. Ai ka kërcënuar po ashtu me arrestim të z. Pacolli. E.H ka kërkuar në internet shkollën e fëmijëve, e cila është shkollë publike, të z. Pacolli dhe ka kërcënuar atë se do t’i rrëmbejë dhe do t’i djeg ata për së gjalli. Z. Pacolli është shumë i tronditur dhe i mërzitur emocionalisht nga kërcënimët e bëra”, ka shkruar Murseli, shkruan Reporteri.net.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=303340797449862&set=a.104830133967597&type=3
Reporteri.net ka dërguar pyetje në Policinë e Kosovës lidhur me këtë rast, por deri në publikimin e këtij shkrimi nuk kanë kthyer përgjigje. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.