Ditën e djeshme policia ka arrestuar pesë të dyshuar për posedim të substancave narkotike. Të dyshuarit janë Kosovarë dhe dy prej tyre kanë nënshtetësi Zvicerane, shkruan Reporteri.net
Kjo u bë e ditur përmes raportit të policisë, ku tutje thuhet se gjatë kontrollit në automjetin në të cilin gjendeshin pesë personat e dyshuar, është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë në peshë 1095.7 gram.
Ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
Rr. Muharrem Ibrahimi, Gjilan 18.05.2019-20:30. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj Shqiptar , tre prej tyre Kosovar ndërsa dy të tjerë me nënshtetësi Zvicerane , pasi që gjatë kontrollit në automjetin në të cilin gjendeshin, është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë në peshë 1095.7gram. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Substanca narkotike janë gjetur një autobus të një kompanie turistike me targa (KS), e cila kompani mbanë linjën e rregullt nga Prishtina me një shtet tjetër europian.
“Gjatë kontrollimit të autobusit, udhëtarëve si dhe valigjeve të tyre, në bagazhin e autobusit kanë qenë (3) tri qanta ku në to kishte 2 zmadhues zëri dhe një klimë për ftohëje, ku në brendësi të tyre janë gjetur (11) njëmbëdhjetë paketime me bari ngjyrë të gjelbër e dyshuar si substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë 11 kg e 65 gram”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës drejtuar mediave.
Sekustrimi nga ndodhur në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdare rreth orës 03:00, kishe deklaruar Policia. /Reporteri.net/.