Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur më 6 korrik në Prishtinë.
Policia bën të ditur se ka arrestuar një vajzë, pasi që ajo kishte rrahur nënën e saj.
“Prishtinë 06.07.2021 – 16:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që kishte sulmuar fizikisht nënën e saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.