×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrijnë në Kosovë 2000 teste të reja për koronavirus

    Reporteri
    18 Prill 2020 | 12:23

    Në Institutin e Kombëtar të Shëndetësisë Publike, sot kanë mbërritur 2000 testet për COVID-19.


    Këtë e ka konfirmuar për KOHËN, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.

    Ai shkurt ka thënë se testet bashkë me material shpenzues janë dorëzuar sot në IKSHPK.

    Ndërkaq lidhur me to ka folur mbrëmë në Interaktiv edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Vitia tha se “në dispozicion janë rreth 2600 teste”.

    Ai ka thënë se kapaciteti maksimal është që mund të bëhen deri në 700 teste.

    “600-700 teste është kapaciteti maksimal që mund të bëhen testimet. Ndërkohë kanë filluar të marrin edhe ekipe shtesë, sepse janë vetëm tre mikrobiologë që janë të trajnuar për të bërë këto teste në kohë reale. Në kushte normale për të kryer këto trajnime janë 6-12 muaj. Fatkeqësisht duhet ta pranojmë se resurset humane janë këto që janë, dhe shpresoj se kjo do të jetë thirrje alarmi që të zhvillojmë resurset humane në këto sektorë. Testimi për një person kushton diku rreth 25 euro, bashkë me materialin”, ka thënë Vitia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!