×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrinë në Gjykatë Curri me shokë

    Reporteri
    21 Maj 2019 | 10:39

    Kanë mbërritur para pak qastesh në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Ismet Osmani i njohur me nofkën Curri.


    Së bashku me të janë edhe katër të arrestuarit tjerë, derisa dy të tjerë janë ende në arrati.

    Ismet Osmani-Curri, Ilir Bojku, Rrahim Hashimi, Mentor Maqani, Adil Thaçi, janë arrestuar gjatë ditës së djeshme nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “fajde” dhe “detyrim”.

    Ndërsa viktimë e këtij grupi është biznesmeni Faton Dalladaku.

    Këta pesë persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer vepra penale ‘fajde’, ‘detyrim’ dhe ‘mashtrim’, të cilët vite më parë kanë pasur qëllim përfitimin në mënyrë të kundërligjshme – joproporcionale të pasurisë së paluajtshme dhe të luajtshme (dy shtëpi në Prishtinë, një objekt, automjete dhe para), shkruan Reporteri.net

    Vlera e përgjithshme e përfituar në mënyra kundërligjore dyshohet të jetë mbi 2.5 milionë euro, ndërsa dëmi i përgjithshëm i shkaktuar dyshohet se tejkalon vlerën prej 6 milion euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!