×
  • Lajme
  • Lajme

    Curri u arrestua për fajde

    Reporteri
    20 Maj 2019 | 12:26

    Sot në orët e para të mëngjesit, bosi i mistershëm i kazinove në Kosovës, Ismet Osmani i njohur ndryshe si ‘Curri’ është arrestuar nga Policia e Kosovës.


    Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka ka konfirmuar arrestimet, duke thënë se të 7 personat e arrestuar sot po akuzohen për fajde.

    Sipas informacioneve brenda policisë, ‘Curri’ në bashkëpunim me dy persona të tjerë i kanë dhënë para me fajde një biznesmeni nga Prishtina.

    Problemi ka lindur kur biznesmeni e ka vonuar pagesat, e ‘Curri’ i ka marrë Osmani sipas burimeve ia ka marrë shtëpinë në qendër të Prishtinës

    Burime brenda hetuesisë kanë thënë se arsyeja e këtij arrestimi janë fajdet, dëmi i shkaktuar llogaritet të jetë 2.5 milionë euro.

    Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion ka zhvilluar një operacion policor në disa lokacione.

    Një operacion i tillë është kryer edhe në lagjen “Marigona” nga ku Metro mësoi se u arrestuan Ismet Osmani, i njohur si “Curri” i cili është pronar i disa kazinove në Kosovë, Ilir Bojku dhe Mentor Maqani, transmeton Gazeta Metro.

    Ndërsa së fundi mësohet se u arrestua edhe personi i katërt  Rrahim Hashimi, ish i akuzuari për rastin e “Sekserëve”, bashkë me Emin Beqirin, ish-shefi i krimeve ekonomike.

    “Mund të konfirmojmë se, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas një hetimi të gjatë, është duke e realizuar një operacion policor i cili përfshin disa lokacione”, tha Policia e Kosovës për Reporterin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!