Dhjetëra serbë kanë protestuar në kohën kur ka nisur festivali “Miredita Dobar Dan”. Ata nëduar kanë mbajtur pankarta ku presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haraidnaj i kanë qaujtur “kriminelë lufte”.
“Vetëm një serb që e urren vetëvetën, shtrëngon duart me vrasësit e serbëve. S’ka marrëveshje me kriminelët e luftës”, shkruan në parulla ku janë të vendosura fotot e Thaçit e Haraidnajt, raporton gazetari i Reporteri.net nga Beogradi.
Protestuesit me këngë patriotike serbe kanë penguar festivalin ku po paraqitet kultura kosovare.
Për të mbajtur situatën nën kontroll kanë dalë një numër i shtuar i policisë.
Në këtë festival po marrin pjesë një numër i madh i artistëve dhe gazetarëve nga Kosova me synim të bashkohen komunitetet shoqërore e kulturore të Kosovës dhe Serbisë dhe të krijohet një traditë bashkëpunimi, që do të kontribuojë në arritjen e një normalizimi të qëndrueshëm të marrëdhënieve mes dy shteteve. /Reporteri.net/.
Serbët protestojnë kundër festivalit ku po marrin pjesë kosovarët
13 serbë nga Beogradi bërtasin: Nuk do ta lejojmë “Shqipërinë e Madhe”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.