×
  • Lajme
  • Lajme

    Asambleisti i përjashtuar nga LDK: Xhafer Tahiri me grupin e tij po merr vendime të kundërligjshme

    Reporteri
    14 Janar 2022 | 23:25

    Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Vushtrri, ka përjashtuar sot tre asamblistë të saj nga partia.

    Agron Përçuku, Alban Bajrami dhe Behar Duraku janë përjashtuar nga partia pasi nuk kanë respektuar vendimet e partisë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Pas kësaj ka reaguar Agron Përçuku. Në një postim në Facebook, ai ka thënë se ky vendim është në kundërshtim me statutin e LDK-së, duke renditur edhe arsyet.

    Ndër të tjerash, ai ka shtuar se kryetari i degës së LDK-së në Vushtrri, Xhafer Tahiri e ka uzurpuar këtë degë dhe me grupin e tij, siç e quan ai, po merr vendime të kundërligjshme.

    “Neni 13 i Statutit përcakton se përjashtimi i një anëtari është kompetencë ekskluzive e Komisionit Disiplinor të Kryesisë së LDK-së në nivel qëndror dhe vetëm kur janë vërtetuar shkeljet disiplinore. Sonte, Kryesia e degës së LDK-së e ka shkelur këtë nen. Shkelja tjetër është se në këtë mbledhje nuk ka pasur kourum (50% + 1) për marrjen e një vendimi të tillë. Kryesia e degës së LDK-së në Vushtrri ka 23 anëtarë, ndërsa sot në mbledhje kanë marrë pjesë vetëm 10 anëtarë. Rrjedhimisht, kryesia ka vepruar edhe në këtë rast në kundërshtim me Statutin. Xhafer Tahiri me grupin e tij e ka uzurpuar degën e LDK-së në Vushtrri dhe me shantazhime ndaj një grupi të caktuar të anëtarëve të kryesisë, po merr vendime të kundërligjshme, për ta dëmtuar LDK-në sepse qëllimi i tij është pikërisht ky. Komunikata e degës së LDK-së në Vushtrri është shkruar pikërisht nga “sekserët” e Xhafer Tahirit që përmenden në atë shkresë. Avazin e territ sa ishte në udhëheqje të Komunës, Xhafer Tahiri me klikën e tij, po mundohen ta instalojnë në degën e LDK-së në Vushtrri, por e kanë të kot!”, ka shkruar ai në Facebook.

    Ai ka shtuar se do të vazhdojnë të jenë pjesë e LDK-së, derisa nga “LDK do ti ç’rrënjosim përfundimisht mbetjet e padëshiruara”.

    <iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fpermalink.php%3Fstory_fbid%3D1883131378541296%26id%3D100005333565502&show_text=true&width=500″ width=”500″ height=”271″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share”></iframe>

    Siç raportoi Reporteri.net sot, të tre asamblistët, kanë dalë kundër degës së LDK-së në Vushtrri dhe kanë bashkëpunuar me PDK-në për ta zgjedhur kryesuesin e Asamblesë pas zgjedhjeve lokale.

    Reporteri.net kishte raportuar për këtë çështje edhe javën e kaluar, duke njoftuar se këta tre asambleistë, mund të përjashtohen nga grupi i asambleistëve të LDK-së në Kuvendin Komunal të kësaj komune.

    Agron Përçuku, Alban Bajrami dhe Behar Duraku, kanë pranuar të marrin pjesë në votimin e kandidates së PDK-së për kryesuse të Kuvendit Komunal të Vushtrrisë, duke dalë kundër vendimit të degës së LDK-së në Vushtrri.

    Mospjesëmarrja e tyre, do të pamundësonte që PDK përveç kryetarit, post të cilin e fitoi në balotazhin e 14 nëntorit, të ketë edhe kryesuesin e Asamblesë Komunale.

    Kryesuese e Kuvendit Komunal të Vushtrrisë sot është zgjedhur Melihate Basholli – Latifi, asambleist e PDK-së në këtë komunë. PDK do të ketë dy postet kryesore udhëheqëse në komunën e Vushtrrisë, me kryetar Ferit Idrizin, dhe kryesuese e Kuvendit Komunal, Melihate Basholli – Latifi. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!