×
  • Lajme
  • Lajme

    Asamblisti publikon video të një gurthyesi në Malishevë: Nuk është duke rënë borë, por pluhur nga ”Gurthyesi i Thaçit”

    Reporteri
    25 Shkurt 2020 | 17:28

    Asamblisti i Kuvendit Komunal në Malishevë nga Lëvizja Vetëvendosje, Alban Krasniqi ka postuar një video të një gurthyesi në fshatin Astrazup të kësaj komune  dhe pluhurit që ai ka shkaktuar përreth, që në pamje të parë të ngjan si borë.


    “Nuk është duke rënë borë, por pluhur nga ”Gurthyesi i Thaçit” i cili operon mbi fshatin Astrazup. Kjo është njëra nga arsyet se përse kemi marrë vendim në Kuvendin Komunal të Malishevës për pezullimin e pëlqimeve të dhëna nga komuna për operimin e gurthyesve. Ku janë inspektorët e nivelit lokal dhe atij qendror?”, është statusi i Krasniqit i përcjell me një video.

    Kujtojmë se banorët në Malishevë  disa herë kanë protestuar para komunës për shkak të siç kanë thënë ata hapjes së veprimtarive të shumë gurthyesve.

    Vitin e kaluar Kuvendi Komunal i Malishevës kishte marrë vendim për pezullimin e të gjitha vendimeve dhe pëlqimeve për operimin kompanive të gurëthyese në territorin e kësaj komune.

    https://www.facebook.com/alban.krasniqi.731/videos/10221814726586135/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!