×
  • Lajme
  • Lajme

    Asistentja e Albin Kurtit nga zyra duke fotografuar protestuesit, paralajmëron: Ky është vetëm testi i parë

    Reporteri
    13 Maj 2020 | 15:02

    Valë Gjonbalajt, asistentes ekzekutive të kryeministri Albin Kurti, duket se i ka pëlqyer mjaft shumë testi i protestës së djeshme, ndonëse ajo ishte kundër masave të marrë për COVID 19.


    Ajo madje ka paralajmëruar se ky është vetëm testi i parë, duke lënë të hapur se do të ketë të tjera, shkruan Reporteri.net.

    “Protesta gjatë pandemisë? Përsosmërisht e mundur. Ky është vetëm testi i pare”, ka thënë Gjonbalaj në Twitter.

    Sidoqoftë, ky veprim është kritikuar mjaft shumë nga analistë dhe gazetarë, duke e cilësuar këtë si shkelje të masave dhe standard të dyfishtë në respektimin e saj.

    Ndërkohë, Policia e Kosovës e ka konsideruar si ngjarje normale grumbullimin para Qeverisë, ndonëse aty ishim mbi 400 persona./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!