×
  • Lajme
  • Lajme

    Asnjë rast i ri me coronavirus në Ministrinë e Drejtësisë

    Reporteri
    13 Maj 2020 | 20:45

    Në institucione nuk janë shënuar raste të reja me coronavirus. Një rast më herët u raportua në Ministrinë e Drejtësisë por të tjerët e testuar kanë dalë negativ.


    Ministria ka lëshuar një njoftim që tregon se edhe pjesëtari i prekur është mirë me shëndet.

    Njoftimi i Ministrisë:

    Ministria Drejtësisë ju njofton se gjithë zyrtarët e MD-së, të cilët janë testuar nga IKSHPK-ja kanë rezultuar negativ në testimin për Covid -19.

    Ky testim, është bërë për zyrtarë të cilët kishin kontakt të afërt me zyrtarin e MD-së, i cili dy ditë më parë, më 11 maj rezultoi pozitiv me Covid -19.

    Ministria e Drejtësisë është në kontakt të vazhdueshme me zyrtarin i cili ka rezultuar pozitiv, dhe ju njofton se gjendja e tij dhe familjes së tij është stabile.

    Gjithashtu, MD-ja ju informon se janë ndërmarrë të gjitha masat e parapara nga IKSHPK-ja, ku janë dezinfektuar ambientet e punës dhe janë vendosur gjitha mjetet e tjera higjienike.

    Ministria e Drejtësisë falenderon Institutin e Shëndetësisë Publike për angazhimin e tyre dhe testimin e zyrtarëve të MD, Ministrinë e Shëndetësisë dhe njëkohësisht ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve t’i zbatojnë masat e parapara për parandalimin e përhapjes së sëmundjes Covid -19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!