×
  • Lajme
  • Lajme / Flet Sazan Ibrahimi

    Asociacioni i Komunave: Rrezikohen 15 milionë euro nga fondet e KE-së

    Reporteri
    18 Maj 2025 | 21:49

    Komunat rrezikojnë të humbasin deri në 15 milionë euro nga fondet e Komisionit Evropian, si shkak i neglizhencës së Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal. Kështu ka deklaruar drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi.

    Ai tha se fondet në fjalë synonin forcimin e qeverisjes lokale dhe përmirësimin e shërbimeve publike për qytetarët. Sipas tij, propozimi i dorëzuar nga MAPL është refuzuar nga Komisioni Evropian për shkak të mospërmbushjes së standardeve dhe kritereve të kërkuara nga BE.

    “Në takimin e fundit të Komitetit Drejtues të Projektit Demos, i cili është projekt i cili që disa vite me radhë i ka bashkëfinancuar shumë projekte në nivelin lokal, është vërejtur një shqetësim nga Bashkimi Evropian drejtuar Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, e cila mund t’i humbë deri në 15 milionë euro, për shkak se në projektin e propozuar ndaj BE-së, disa standarde të cilat janë kërkuar nga BE, nuk kanë qenë të parapara në propozimin e MAPL-së”, tha Sazan Ibrahimi, kryetar i AKK-së për RTK.

    Ai ka kërkoi llogaridhënie të menjëhershme mbi procesin e aplikimit, derisa ka paralajmëruar se do të ndërmarrë të gjithë hapat institucionalë për të mbrojtur të drejtën e komunave për të përfituar nga fondet evropiane.

    Deri më tani, MAPL nuk ka kthyer asnjë përgjigje pas interesimit të RTK-së, lidhur me këtë çështje.

    Porse sipas Ibrahimit, në një përgjigje nga Zyra e Kryeministrit për Asociacionin e Komunave të Kosovës, thuhet se janë duke punuar me BE-në sa i përket programimit të fondeve IPA për vitet 2025-2027.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!