×
  • Lajme
  • Lajme

    ATK lëshon gjoba në vlerë mbi 48 mijë euro për bizneset që s’kanë printuar kuponë fiskal

    Reporteri
    25 Shkurt 2020 | 15:21

    Administrata Tatimore e Kosovës ka lëshuar 221 gjoba mandatare në vlerë prej 48 mijë e 375 euro, pasi kreu një aksion në Prishtinë.


    Ata përmes një komunikate për medie kanë njoftuar se gjatë këtij aksioni janë inspektuar 41 biznese ku 34 prej tyra kanë qenë të fiskalizuara, 20 nuk kanë printuar kuponë fiskal, ndërsa 7 të tjera nuk kanë pasur të instaluara paisjet elektronike fiskale, shkruan Reporteri.net.

    “Nga konstatimet e bëra në terren janë lëshuar 221 gjoba mandatare, në vlerë prej 48,375 euro”, thuhet në komunikatë.

    ATK ka paralajmëruar se aksione të tilla do të zhvillohen edhe gjatë ditëve në vijim, në mënyrë që të gjithë tatimpaguesit të kenë trajtim të barabartë nga ATL gjatë zbatimit të Legjislacionit Tatimor./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!