Anëtari i Kryesisë së AAK’së, Daut Haradinaj, ka reaguar për përgjimet e fundit të publikuara sot, të Shefes së Grupit Parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari-Lila me ish-deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq, ku përmendet edhe një kontakt me Milan Radojiçiqin.
Haradinaj ka thënë se “për të gjithë ata që besuan në vlerat kombëtare te kjo qeveri, nesër po duket që do e kuptojnë se si u vendos të mos përfshihet kategoria e UÇK-së në ligj”.
“Për të gjithë ata që besuan në vlerat kombëtare te kjo qeveri, nesër po duket që do e kuptojnë se si u vendos të mos përfshihet kategoria e UÇK-së në ligj. Këto që i publikoi Berati sot, po tingëllojnë si bombat e Zaevit para disa vitesh. S’ka rastësi në këtë botë. Para pak ditësh thashë që Kurti rrethohet nga njerëz të UDB-së”, ka shkruar Haradinaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.