×
  • Lajme
  • Lajme / Audio-incizimi

    Time Kadrijaj i reagon Kurtit: Më mirë mos fol hiç, s’po të ecin më mashtrimet

    Reporteri
    04 Qershor 2024 | 16:15
    Deputetja e AAK'së, Time Kadrijaj & kryeministri Albin Kurti

    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka reaguar pas deklaratës së Kurtit lidhur me audio-incizimin e Kusari-Lilës me Radoiçiqin, shkruan Reporteri.net.

    Në një status në Facebook, Kadrijaj ka thënë se kryeministri më mirë të mos flas hiç, se sa të japë arsyetime banale.

    “Albin ma mirë mos fol hiq. Tash ma spo te ecin mashtrimet e arsyetimet banale. Po boll mirë që të doli boja!”, ka shkruar Kadrijaj në Facebook.

    Sipas kryeministrit Kurti, audio-incizimi i Kusari-Lilës me Radoiçiqin është i montuar.

    Kurti tha se nuk e ka dëgjuar këtë incizim por tha se po tentohet të “dramatizohet situata”.

    “Unë vet nuk i kam dëgjuar, por qytetarët e dinë se kush ka bashkëpunuar me Radoiçiqin dhe e kanë shumë të qartë pse dikush ikë sot e dikur ishte në kryeministri. Ajo është një situatë e montuar dhe Radoiçiq këtë muaj i bën 9 muaj që ndodhet i lirë në Serbi dhe trysnia duhet të ishte atje që ai të dorëzohet”, tha kryeministri.

    “Po përpiqeni të dramatizoni me çdo kusht disa biseda prej një sekuence që nuk e di kah është marrë dhe si është marrë e si është montuar”, vazhdoi tutje kryeministri./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!