×
  • Lajme
  • Fokus

    Audio-incizimi i Kusari-Lilës me Simiqin, Krasniqi: Albin, me Milan Radojiçiqin, a me koordinim a pa koordinim?

    Reporteri
    10 Korrik 2023 | 14:27

    Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar menjëherë pas audio-përgjimit të publikuar të Mimoza Kusarit me Slavko Simiqin, ku flitet për një bisedë të shefes së deputetëve të VV’së me Milan Radojiçiqin, shkruan Reporteri.net.

    I pari i PDK-së, përmes një postimi në Facebook ka ironizuar me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, nëse me Milan Radojiçiqin ka qenë “me koordinim apo pa koordinim”.

    “Albin, me Milan Radojçiqin, a me koordinim a pa koordinim?”, ka shkruar shkurtimisht Krasniqi.

    Gjatë ditës së sotme, gazeta Nacionale ka publikuar një audio-incizim të Mimoza Kusarit me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq, incizim ky i qershorit të vitit të kaluar.

    Biseda e përgjuar ndërmjet Kusari-Lilës e Slavko Simiqit është zhvilluar në zyrën e shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes.

    Në hyrje të bisedës, Slavko Simiq ia përmend Kusari-Lilës një bisedë që kjo e fundit e ka bërë me Milan Radojiçiqin – kriminelin serba nga veriu, në listën e zezë të Amerikës, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe dhe i dyshuar për rastin Brezovica.

    Slavko Simiq dëgjohet teksa i thotë Kusari-Lilës se ne që nga fillimi kanë pasur raport partnerësh me të. Këtë, shefja e deputetëve të VV-së nuk e mohon.

    Audio-përgjimi mes Mimoza Kusarit e Slavko Simiqit, zbulohet biseda e shefes së deputetëve të VV’së me Milan Radojiçiqin

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!