×
  • Lajme
  • Lajme / VIDEO

    Audioincizim brenda manastirit ku pati të shtëna në veri, sulmuesit dëgjohen duke biseduar rusisht

    Reporteri
    24 Shtator 2023 | 15:00

    Është publikuar një audioincizim brenda manastirit të Banjskës, ku një grup serbësh i armatosur po vazhdojnë të qëndrojnë, duke refuzuar të dorëzohen para forcave policore të Kosovës.

    Në këtë audoincizim  të publikuar nga RTV Dukagjini dëgjohen të shtëna me armë zjarri dhe disa persona duke biseduar në gjuhën serbe dhe ruse, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Pak minuta më parë, Policia e Kosovës ka konfirmuar se në veri të vendit, konkretisht në Banjska të Zveçanit ku të shtënat po vazhdojnë është vrarë një nga sulmuesit serbë.

    Policia potencon se situata në veri të vendit vazhdon të jetë e tensionuar, teksa u ka bërë thirrje sulmuesve serbë që të dorëzohen.

    Thirrje për dorëzim nga një konferencë për media sulmuesve serbë u ka bërë edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.

    Kurti  teksa ka publikuar pamjet, ka thënë se janë së paku 30 persona të armatosur rëndë cilët ndodhen nën rrethimin e forcave policore të Kosovës, teksa u ka bërë thirrje atyre që të dorëzohen para organeve të sigurisë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Kryeministri ka thënë se ata janë të pajisur rëndë me pajisje ushtarake dhe ndodhen rrotull Manastirit në Banjska. Kurti ka thënë se kriminelët, ekzekutorët dhe urdhërdhënësit e tyre, do të dështojnë, do të kapen dhe do të gjykohen e dënohen.

    “Sulmet mbi Policinë tonë janë duke vazhduar, janë së paku 30 persona të armatosur rëndë, profesionistë, ushtarakë a policë të cilët ndodhen nën rrethimin e forcave tona policore dhe të cilët i ftoj që të dorëzohen te organet tona të sigurisë. Ata janë që po e sulmojnë policinë tonë edhe pasi që kanë vrarë një e kanë plagosur një tjetër. Njerëz të pajisur rëndë me pajisje, ushtarake dhe maska janë rrotull manastirit në Banjska të Zveçanit. Përveç xhipave që i kanë, siç shihet kanë edhe një autoblindë aty. Ata paraqesin një formacion të organizuar që kanë ardhur të luftojnë në Kosovë, por unë u bëj thirrje të të dorëzohen. Kosova është vend demokratik dhe cenimet e tilla të kushtetuetshmërisë janë të patolerueshme”, ka thënë Kurti në një konferencë për media. /Reporteri.net/

    Të armatosur rëndë e të maskuar, Kurti publikon fotografitë e grupit kriminal serb që sulmuan policinë në veri

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!