Ditë më parë, në rrugët e Pejës po lëvizte një maune me fytyrën e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin në të derisa u konfirmua se shoferi i asaj maune ishte serb.
E sot në rrugët e Pejës është parë duke lëvizur një autoambulancë nga Serbia, shkruan lajmi.net.
Nuk dihet ende nëse kjo autoambulancë ka leje të qeverisë së Kosovës, njëlloj siç e kanë atë qindra mjekë serbë që po operojnë në Kosovë pa licensë.
Në anën tjetër nuk dihet nëse edhe kjo autoambulancë ka leje të autoriteteve në Kosovë për të lëvizur brenda qyteteve të Kosovës.
Qytetari Arton Muhaxheri i cili e ka postuar këtë video ka thënë se qeveria e Albin Kurtit është nënshtruar ndaj Serbisë.
https://www.facebook.com/muhaxheria/videos/698149120998089/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.