×
  • Lajme
  • Lajme

    Autoriteti i Konkurrencës së Kosovës fillon hetimet ndaj Telekomit Mobil të Serbisë

    Reporteri
    05 Dhjetor 2022 | 12:29

    Autoriteti i Konkurrencës i Kosovës përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se kanë filluar hetimet ndaj Telekomit Mobil të Serbisë.

    “Njofton opinionin, se me datën 25.11.2022 Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka nxjerr Konkluzion për fillimin e procedurës kundër ndërmarrjes MTS D.O.O. Autoriteti ka analizuar kushtet e tregut të konkurrencës, dhe duke vepruar sipas detyrës zyrtare, ka zhvilluar shqyrtimin paraprak të vlerësimit të përqendrimit, lidhur me dyshimin e arsyeshëm se ndërmarrja MTS D.O.O. (Telekomi Mobil i Serbisë), e cila operon në tregun përkatës, të ofrimit të shërbimeve të internetit dhe atë kabllor në territorin e Republikës së Kosovës, ka realizuar shitblerje të aksioneve në tregun përkatës, duke fituar kontrollin mbi ndërmarrjet tjera, për të cilat përmbushet detyrimi ligjor për njoftimin e përqendrimit sipas ligjit për mbrojtjen e konkurrencës”, thuhet në njoftimin e tyre.

    Në njoftim kontrolli i bashkimeve synon të parandalojë shtrembërimet e konkurrencës dhe synon siç thanë ata, të parandalojë efektet antikonkurruese përpara se ato të ndodhin.

    “Autoriteti njofton se, Transaksionet/blerjet nëse janë realizuar, pa e dorëzuar njoftimin e detyrueshëm për qëllimin e përqendrimit sipas Ligjit 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës, paraqet formë të kufizimit ose shtrembërimit të konkurrencës nga ndërmarrjet në territorin e Republikës së Kosovës ose jashtë territorit, nëse veprimet e tyre kanë efekt në tregun e Republikës së Kosovës”.

    “Autoriteti njofton se, Fillimi i procedurës për hetimin e çrregullimit të konkurrencës, ka për qëllim sqarimin e fakteve dhe në këtë mënyrë vërtetimin e shkeljes së pretenduar. AKRK do të marrë vendimin e saj meritor bazuar në faktet e vërtetuara të rastit dhe do të mbaj të informuar opinionin dhe qytetarët të cilët marrin shërbime nga ndërmarrja MTS D.O.O”, thuhet në njoftimin e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!