×
  • Lajme
  • Lajme / Komunikata

    AUV i bën thirrje fermerëve në Kosovë për kujdes pas shpërthimit të sëmundjes së mortajës së deleve në Shqipëri

    Reporteri
    19 Qershor 2025 | 14:04

    Pas raportimeve për shpërthimin e sëmundjes PPR (Mortaja e Dhenve dhe Dhive) në disa zona të Shqipërisë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë thirrje për kujdes të shtuar, veçanërisht në zonat kufitare, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në një komunikatë zyrtare, fermerëve u kërkohet të marrin masa parandaluese për të ndalur përhapjen e sëmundjes në territorin e Kosovës.

    “Duke marrë parasysh shpërthimin e sëmundjes PPR (Mortaja e Dhenve dhe Dhive) në disa zona të Shqipërisë, bëjmë thirrje për kujdes të shtuar nga fermerët në zonat kufitare të Republikës së Kosovës. Për të parandaluar përhapjen e sëmundjes në territorin tonë, kërkojmë që: Të evitoni çdo kontakt të drejtpërdrejtë të deleve dhe dhive me kafshë të ardhura nga territori i Shqipërisë; Të mbani kafshët tuaja të monitoruara; Të raportoni menjëherë te veterineri zyrtar çdo shenjë të dyshimtë të sëmundjes (ethet e larta, plagë në gojë, hundë ose sytë që rrjedhin, dobësi të përgjithshme); Të mos lejoni futjen e kafshëve tjera në tufat tuaja”, thuhet në komunikatën e AUV-it, duke theksuar se zbatimi i këtyre masave është thelbësor për mbrojtjen e tufave tuaja dhe parandalimin e përhapjes së sëmundjes në Kosovë.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!