Deputetja e VV-së, Mimoza Kusari-Lila, është e vetmja që ka folur për një arsyeje se pse Kryeministri në shkuarje Albin Kurti, shkarkoi mbrëmë nga detyra zëvendëskryeministrin Avdullah Hoti, një orë pasi Qeveria u shkarkua në Kuvend.
Hoti, sipas Kusari-Lilës, është viktimë e mendimit ndryshe.
Ajo, në Euronews Albania, thotë se Hoti vazhdimisht ka bërë opozitën brenda Qeverisë, ndaj është shkaruar, shkruan Reporteri.net.
“Kanë qenë kundërshtitë e vazhdueshme që kanë ekzistu mes Kurtit dhe Hotit. Hoti ka bërë në vazhdimësi opozitën brenda qeverisë, d.m.th. ka qenë ai i cili e ka përcjellë, përkundrejt angazhimit të të gjithë ministrat tjerë, ai ka mbajt agjendë tjetër, e cila ka rënë në kundërshti me Kryeministrin. Kjo është pa edhe më herët. D.m.th. nuk është hera e parë”, ka deklaruar deputetja e VV-së, në ILVA NOW, në Euronews Albania.
Ish-zëvendëskryeministri i parë tha se për shkarkimin e tij nga detyra u njoftua përmes mediave.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.