×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati: Aurona Pelaj mund të ketë ikur në Gjermani, hetimet s’janë kryer ende

    Reporteri
    27 Janar 2023 | 9:20

    Meshar Selimaj avokat mbrojtës i të moshuarës që u sulmua në qendrën e të moshuarve “Orenda” tha se e dyshuara për këtë rast Aurona Pelaj  mund të ketë ikur në Gjermani.

    Në një intervistë në Euronews Albania, ai theksoi se sipas informacioneve që ka Pelaj mund të jetë në Gjermani, shkruan Reporteri.net.

    “Me informacionet që kam Aurona Pelaj, mund të gjendet në Gjerman. Kështu po përflitet këto ditët e fundit. Prokuroria ende nuk i ka kryet hetimet. Prokuroria ende nuk e ka ngritur aktin-akuzues në Gjykatë dhe Gjykata ende nuk e ka mundësinë që ta ftojë Pelaj. Duhet të paraqitet me thirret, dhe nëse nuk paraqitet merren masat për lëshimin e urdhër arrestit”- tha ai.

    Kujtojmë se ende nuk është ngritur aktakuzë e as nuk është mbajtur asnjë seancë gjyqësore deri më tani në rastin e sulmit ndaj të moshuarës brenda qendrës “Orenda” në Pejë, në nëntor të vitit të kaluar.

    Nga Prokuroria e Pejës ditë më parë kanë thënë për Reporteri.net se aktakuza nuk është ngritur ende, pasi rasti është duke u hetuar.

    Tri infermiereve të dyshuara të përfshira në këtë rast, Aurona Pelaj, Altina Rexhepi, dhe Remzije Kuqi – Gashi, u ishte caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh më 2 nëntor nga Gjykata e Pejës.

    Por ato u liruan nga paraburgimi me vendim të Gjykatës Supreme më 25 nëntor të vitit të kaluar.

    Në vendimin e Supremes të siguruar nga Gazeta Online Reporteri.net, thuhej se të pandehurave u ndërpritet paraburgimi dhe lirohen për t’u mbrojtur në liri.

    Aty potencohej se dy gjykatat e dy instancave më të ulëta gjyqësore nuk
    kanë dhënë arsyetim bindës dhe të qëndrueshëm përkitazi me bazat e paraburgimit. /Reporteri.net/

    Sulmi fizik ndaj të moshuarës në qendrën “Orenda”, ende nuk është ngritur aktakuzë ndaj tri infermiereve të dyshuara

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!