×
  • Lajme
  • Lajme

    Lirimi i infermiereve që morën pjesë në sulmin ndaj të moshuarës, ky është aktgjykimi i Supremes

    Reporteri
    25 Nëntor 2022 | 13:29

    Gjykata Supreme i ka liruar nga paraburgimi tri infermieret e dyshuara për sulm fizik ndaj të moshuarës në Qendrën “Orenda” në Pejë.

    Në vendimin e Supremes të siguruar nga Gazeta Online Reporteri.net, thuhet se të pandehurave u ndërpritet paraburgimi dhe lirohen për t’u mbrojtur në liri.

    “Me pranimin e kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësit të të pandehurës A.R., e sipas detyrës zyrtare edhe për të pandehurat A.P. e R.K., ndryshohen aktvendimi i Gjykatës Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm P.PP.nr.336/2022 të datës 03.11.2022 dhe aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës – Departamenti i Përgjithshëm PN1DP.nr.1561/2022 të datës 11.11.2022, ashtu që të pandehurave iu ndërpritet masa e paraburgimit dhe të njëjtat lëshohen menjëherë për tu mbrojtur në liri”, thuhet në aktgjykim.

    Aty potencohet se dy gjykatat e dy instancave më të ulëta gjyqësore nuk
    kanë dhënë arsyetim bindës dhe të qëndrueshëm përkitazi me bazat e paraburgimit.

    “Gjykata Supreme e Kosovës vlerëson se gjykatat e dy instancave më të ulëta gjyqësore nukkanë dhënë arsyetim bindës dhe të qëndrueshëm përkitazi me bazat e paraburgimit. Përkatësisht nuk kanë analizuar në mënyrë faktet vendimtare apo bazat e artikulueshme për caktimin e paraburgimit, për më tepër kanë bërë përshkrim formal të shkaqeve dhe kritereve të parashikuarame ligj, dhe kanë paraqitur të dhëna të pa konfirmuara dhe të cilat bien ndesh me shkresat e lëndës penale pasi që është evidente se dëshmitarja G.N. është dëgjuar në cilësinë e dëshmitares,kurse ndikimi në të dëmtuarën është i karakterit abstrakt dhe pa asnjë mbështetje në shkresat e lëndës. Gjithashtu duke vlerësuar arsyetimin e gjykatave respektive përkitazi me nenin 187 par.1 nënpar.1.1 pika 1.2.3 të KPPK-së, është evidente se arsyetimet janë të natyrës supozuese dhe pa mbështetje në prova konkrete, meqë rreziku i përsëritjes duhet të jetë i konkretizuar dhe i bazuarnë prova konkrete dhe në asnjë rrethanë në të dhëna të pakonfirmuara.”, thuhet në aktgjykim.

    Meshari Selimaj, avokati i familjes së të moshuarës që u dhunua fizikisht brenda qendrës “Orenda” ka reaguar duke thënë se me këtë vendim “nga sot u shua besimi në drejtësi” në lidhje me këtë rast.

    Avokati Selimaj, ka thënë se lirimi nga paraburgimi i të pandehurave në këtë fazë, kur akoma nuk ka përfunduar procedura hetimore dhe akoma ekziston rreziku i madh që të ndikohet ne ndryshimin dhe asgjësimin e provave, është tregues i qartë se cilat janë tendencat për trajtimin e mëtutjeshëm të këtij rasti.

    Lidhur me këtë vendim ka reaguar sot edhe vajza e viktimës.

    Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se vendimi për lirimin e të pandehurave nga paraburgimi ditën e sotme nga Gjykata Supreme e Kosovës vetëm sa e ka thelluar plagën.

    “Vendimi për lirimin e të pandehurave nga paraburgimi ditën e sotme nga Gjykata Supreme e Kosovës, plagën tonë në zemër vetëm sa e ka thelluar.

    Shoku i shkaktuar nga pamjet e dhunës që i ushtrohet nënës time, për ‘Gjykatën Supreme’ paska qenë lehtë i gëlltitshim dhe me këtë veprim kjo gjykatë ‘dhunoi’ për të dytën herë nënën time!”, shkruan Zhaneta.

    Më 3 nëntor 2022, Gjykata Themelore në Pejë ua ka caktuar nga një muaj paraburgim të pandehurave A.P, A.R dhe R.K, të cilat dyshohen për sulm ndaj të moshuarës në qendrën e të moshuarve “Orenda” në Pejë.

    Pas këtij rasti, katër infermiereve Oda e Infermierëve të Kosovës ua ka hequr licencat e punës.

    Kurse, qendrës “Orenda” iu revokua licenca pas inspektimit që i ka bërë asaj qendre Njësia e Inspektimit të Shërbimeve Sociale. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!