×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati i Ivanoviqit: Dikush i fuqishëm po i fsheh filmimet e kamerave të vrasjes

    Reporteri
    13 Janar 2022 | 11:13

    Avokati Aleksandar Ivanoviq, kushëri i politikanit të vrarë serb Oliver Ivanoviq, ka thënë sot se “dikush i fuqishëm po mbulon të gjitha pamjet e kamerave të sigurisë në veri të Mitrovicës që tregojnë lëvizjen e njerëzve që e vranë Ivanoviqin”.

    Në një intervistë për revistën Novi, Ivanoviq ka thënë se është e qartë se edhe katër vjet pas vrasjes nuk ka  ardhur koha që autorët të dalin para drejtësisë, transmeton Gazeta Online “Reporteri.net”.

    “Të gjithë kanë dështuar. E vetmja gjë që nuk i ka shpëtuar vëmendjes së publikut dhe një pjese të mediave, të cilat raportojnë rregullisht se ende nuk është kapur autori i vrasjes së Ivanoviq. Kjo është edhe garancia më e madhe që ky rast të mos harrohet, sepse organizatorët e vrasjes kanë luajtur me atë kartë”, ka thënë kushëriri i Oliver Ivanoviqit.

    I pyetur nëse dhe në çfarë mënyre Oliver Ivanoviq ka qenë pengesë për disa zyrtarë të Listës Serbe dhe politikës së Partisë Progresive Serbe ndaj Kosovës, avokati  tha se Ivanoviq gjithmonë e ka shprehur publikisht qëndrimin e tij për të gjitha çështjet, përfshirë edhe individët e mbledhur rreth Listës Serbe. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!