×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati i Jakup Krasniqit jep detaje për arrestimin e tij

    Reporteri
    04 Nëntor 2020 | 15:58

    Është arrestuar, ish-zëdhënësi i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Jakup Krasniqi.


    Avokati i tij, Valon Hasani, ka bërë të ditur se ndaj Krasniqit është ngritur aktakuzë dhe se i njëjti pritet të dërgohet në Hagë, shkruan Reporteri.

    Hasani ka thënë se urdhërarresti është dorëzuar sot dhe se Krasniqi dyshohet për vepra për të cilat nuk janë të specifikuara.

    “Sot prokuroria ka pasur aksion dhe në bazë të urdhrit është arrestohet Krasniqi. Ai është nisur në Hagë dhe shumë shpejtë do të dalë para gjykatës. Tani sapo përfundoi bastisja, dyshohet për vepra të cilat nuk janë të specifikuara por janë në kuadër të veprave që bien nën juridiksionin e Speciales”, ka thënë ai. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!