Musa Kongjeli, avokati i njërit prej të arrestuarve për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika, Rilind Muratit, ka mohuar përfshirjen e klientit të tij në këtë rast, shkruan Reporteri.net.
Kongjeli tha se klienti i tij është deklaruar i pafajshëm, teksa tha se i njëjti ka alibi.
“Unë si mbrojtës i Rilindit, duke u bazuar në ato prova që deri tash i kemi, konsideroj që klienti im nuk është i përfshirë fare në këtë vepër penale. Prokuroria pretendon se ai ka qenë një nga anëtarët e grupit që në bashkëpunim edhe me anëtarët e tjerë kanë planifikuar dhe përgatitur veprën penale. Klienti im kategorikisht e refuzon se ka të bëjë në cfarëdo formë është i involvuar”, ka deklaruar Kongjeli.
Kongjeli tha se klienti i tij ka thënë se nga ora 10:00 atë mbrëmje e deri në orën 03:00 ka qenë me të fejuarën e tij.
“Ai përdorë si alibi se prej orës 10:00 në mbrëmje deri në orën 03:00 të mëngesit ka qenë me të fejuarën e tij, e ka të kurorëzuar kështu me martesë te hoxha, edhe thotë unë s’kom të bëjë me këtë vepër penale….Edhe para policisë. Është deklaruar i pafajshëm. Na e kërkum masën e arrestit shtëpiak, konsideruam se është masë e mjaftueshme për sigurinë e të dyshuarit. Premtum se të njëjtit do të jenë në mbikëqyrje të policisë”, ka deklaruar Kongjeli.
Rilind Murati, ish-pjesëtar i FSK-së, është një prej të arrestuarve që përfshihet në rastin e vrasjes së rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika nga Kaçaniku.
Indeksonline ka publikuar një video ku Rilindi, së bashku me “vëllezërit” e tij, shihet nën shoqërimin e imamit Zekirija Qazimi. Ligjërata është mbajtur në një fushë, më 14 gusht të vitit 2024.
Kujtojmë se Qazimi kishte vuajtur dënim prej më shumë se 10 vjetësh burgim për veprën e terrorizmit. Ai ishte dënuar për rekrutimin e të rinjve në organizata terroriste që veprojnë në Lindjen e Mesme dhe akuzohej për dy vepra penale: rekrutim për terrorizëm dhe nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik.
Sipas dosjes së Prokurorisq, Rilind Murati, kishte qenë duke e pritur të miturin dhe së bashku janë larguar përmes rrugës “Mejdi Dalloshi”, ndërsa nga audio incizimi i kësaj kamere ku ishin duke vrapuar i mituri dhe i pandehuri dëgjohet një zë duke thënë “Bravo ik”.
Dosja hetimore: Vrasja e rreshterit Lika u krye për 47 sekonda, ishte përcjellë hap pas hapi