Gregory Keohe, avokat i Hashim Thaçit, ka mohuar të gjitha pretendimet e Prokurorisë Speciale në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Avokati mbrojtës ka argumentuar se Thaçi nuk kishte asnjë motiv për të marrë pjesë në krime.
Ai tha se Thaçi kundërshton të gjitha pretendimet se janë kryer krime nga UÇK-ja.
Por, Keohe thotë se Thaçi s’e ka mohuar asnjëherë që janë kryer krime të luftës, por këto sipas tij, s’janë bërë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës
“Krime, janë kryer, krime po jo të motivuara siç përshkruhet në aktakuzë. Presidenti Thaçi nuk e mohon se disa krime janë kryer nga disa individë shqiptarë gjatë dhe pas konfliktit, e ka informuar Këshillin e Sigurimit të OPB për këtë fakt, por ai e e kundërshton pretendimin e ZPS-së se janë kryer krime të planifikuara nga udhëheqja e UÇK-së dhe po ashtu pretendimet se janë kryer krime në mënyrë sistematike sipas shkallës së shpërndarjes që pretendon ZPS-ja.
Kishte hakmarrje dhe larje hesapesh. Mungesa e përgjithshme e ligjit për shkak të luftës dhe mungesës së institucioneve pas luftës”, u shpreh ai. /Reporteri.net/