Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat në Kosovë, Jusuf Azemi, ka thënë se nga nesër qendrat e mjekësisë familjare në Prishtinë nuk do të kenë shërbime higjienike sepse kompanisë aktuale i ka skaduar kontrata sot.
Azemi tha se disa herë kanë punuar pa kontrata mirëpo komuna nuk është përgjigjur për pagesa, shkruan Reporteri.net.
Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:
Nga nesër qendrat e mjekësisë familjare në Prishtinë nuk do të kenë shërbime higjienike fare, pasi që kompanisë aktuale sot i skadon kontrata ,dhe ne disa her kemi punuar edhe pa kontrata me qëllim që pacientëve tu lehtësojmë vizitat e tyre në qmf , por komuna asnjiher nuk është përgjigjur për pagesën tonë , andaj ftoj të gjithë punëtorët teknik në qmf e Prishtinës që mos të kryejnë asnjë shërbim pa u nënshkruar kontratat me ne. Nesër Nora 10 .00 kryetari i Federatës do të vizitoi QKMF në Prishtinë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.