×
  • Lajme
  • Lajme

    Azilkërkuesi i vjedh biçikletën një fëmijës në Prishtinë

    Reporteri
    08 Korrik 2021 | 8:45

    Mbrëmë rreth orës 20:45 në Prishtinë, një fëmijës i është vjedh biçikleta. Kjo vjedhje dyshohet se u krye nga një azilkërkues.


    Sipas një njoftimi në grupin e Facebook’ut ‘Network Prishtina’, bëhet e ditur se mbrëmë në lagjen Arbëria në Prishtinë, është vjedhur një biçikletë.

    Një person ka treguar se biçikleta e djalit të tij është vjedhur para një dyqani ushqimor, rreth orës 20:45.

    “Disa dëshmitarë okularë e kanë përshkruar si person i gjatë, me ngjyrë (dyshohet si azilkërkues), me kapelë”, ka bërë të ditur ai.

    Personi në fjalë ka kërkuar ndihmën e qytetarëve nëse e shohin këtë biçikletë.

    Rasti në fjalë është hapur edhe në Polici.

    Më poshtë njoftimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!