Naim Musliu, babai i Agon Musliu që vdiq në qendrën e karantinës ka dëshmuar në Komisionin Hetimor për menaxhimin e Pandemisë lidhur me vdekjen e birit të tij.
Ai ka kritikuar deputetët se nuk kanë shkuar për ta ngushëlluar, ndërsa ju ka thënë se kurrë nuk i përmbahen betimit që japin betimin si deputet.
“E keni një betim, por kurrë nuk i përmbaheni, shkoni i bëni të gjitha të zezat”, ka thënë Musliu deputetëve të Komisionit Hetimor për menaxhimin e pandemisë, shkruan Reporteri.net.
Ai ka thënë se djali i tij ka vdekur në duart të shtetit.
“Djali im ka vdekur në duar të shtetit, a është fakt. Pse në parlament nuk e thoni asnjë fjalë për Agonin ju të Vetëvendosjes. Vendosja në karantinë ka qenë e kundërligjshme”, ka thënë Musliu. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.