Një prind 57 vjeçar është arrestuar sot në sheshin “Adem Jashari”, pasi një ditë më parë në të njëjtin vend dyshohet se ka keqtrajtuar vajzën e tij të mitur.
57 vjeçari, siç mëson Gazeta Online “Reporteri.net”, dyshohet se të hënën, në qendër të Prishtinës ka rrahur vajzën e tij 17 vjeçe.
Pasi e ka sulmuar, i njëjti, ka provuar që të miturës t’ia lidhë duart me një rrip.
E një ditë pas ngjarjes që ka ndodhur në Sheshin “Adem Jashari” në kryeqytet, në të njëjtin vend, sot në mëngjes policia ka arrestuar prindin, shkruan Reporteri.net.
Ai është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë në mbajtje.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës për Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.