×
  • Lajme
  • Lajme

    Bahtiri s’i “frikësohet” Zemajt, nuk e vendos maskën si duhet

    Reporteri
    12 Nëntor 2020 | 16:07

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se sot është takuar me kryetarin e Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri.


    Zemaj dhe Bahtiri kanë diskutuar për masat e përgjithshme për mbrojtje nga pandemia Covid 19 që Qeveria ka miratuar sot.

    Por, kryetari Bahtiri, ndonëse ishte në takim me Ministrin e Shëndetësisë, i cili është shumë i zëshëm në kërkesat për kujdes maksimal për mbrojtje nga Covid-19, nuk ishte treguar aq i kujdesshëm sa i përket vendosjes së maskës, shkruan Reporteri.

    Bahtiri, siç shihet në fotot e mëposhtme, gjatë gjithë kohës e kishte të vendosur maskën nën hundë.

    Një mënyrë e tillë e vendosjes së maskës është shumë e zakonshme në Kosovë, por e papritur të bëhet nga një kryetar komune.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!