Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka reaguar pas suspendimit të minatorëve të Trepçës.
Ai ka thënë se është e papranueshme që ata u larguan vetëm pse kërkuan të drejtën e tyre për marrjen e pagës, me të cilën e mbajnë familjen.
Bahtiri ka kërkuar nga menaxhmenti shfuqizimin e këtij vendimi dhe kthimin e minatorëve në vendin e tyre të punës.
“Para se të merren me masa disiplinore ndaj minatorëve, menaxhmenti duhet të punojë më shumë për rritjen e prodhimit, ndaljen e shpenzimeve të panevojshme, përmirësimin e kushteve të punës për minatorët dhe ngritjen e të hyrave të ‘Trepçës’”, thuhet në njoftim.