×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajqinovci akuzon PDK-në për mbushjen e mureve të shtëpisë së Adelina Graincës me grafite seksiste

    Reporteri
    20 Prill 2021 | 23:45

    Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka reaguar pasi në pjesët e murit rrethues të shtëpisë së familjes së deputetes së VV-së, Adelina Grainca, disa persona të panjohur kanë shkruar grafitin: “BIJAT I SHESIM, VOTAT I QESIM”.


    “Kjo po dihet që PDK-ja mund të ketë gisht në këtë, pasi deklaroi disa herë që ajo duhet ta dorëzojë mandatin. Po shpresojmë që do të ketë reagime të fuqishme ndaj kësaj gjuhe që është shënuar në muret e shtëpisë së Adelina Grainca.”

    “Fidan po e sheh që para një orë opionioni publik është njoftuar se Adela Granica komplet shtëpia dhe muret jashtë u janë shënuar fjalë edhe seksiste, por besoj që do të ketë reagime. Po të ishte për dikë tjetër, reagimi do të ishte më agresiv. Kur kemi të bëjmë me seksizëm, reagimet ishin shumë agresive ditë më parë për individë të ndryshme. Besoj që do të ketë reagime ngha shoqëria civile dhe nga mediat për këtë rast. Këtu po shohim që ka më shumë seksizëm sesa politik”, tha Bajqinovci në T7.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!