×
  • Lajme
  • Lajme / Reagimi

    Bajrami-Kurtit: Rritja e Investimeve të Huaja Direkte vjen nga inflacioni e blerja e banesave nga mërgata

    Reporteri
    03 Shtator 2024 | 15:27

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami i ka reaguar Kryeministrit Kurti i cili sot tha se mestarja e investimeve të Huaja Direkte gjatë qeverisjes së tij është 2.4 herë më e madhe se mesatarja e qeverive të kaluara, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Sipas Bajramit, rritja e investimeve të Huaja Direkte vjen nga inflacioni, ku siç thotë ajo bëhet blerja e banesave nga mërgata jonë.

    Deputetja e LDK-së thotë se gjatë këtij mandati kanë ndodhur dy ndryshime, rritja e tatimit në pronë dhe lirimi në prej 6.8 Euro në të ardhurat personale, ndërsa ka publikuar edhe disa të dhëna lidhur me investimet e Huaja Direkte.

    Postimi i plotë:

    Rritja e Investimeve të Huaja Direkte vjen kryesisht nga inflacioni dhe shkojnë kryesisht blerje të banesave nga mërgata jonë

    Qeverisja e ndershme paska thënë Kryeministri, cila kjo 900 tenderve të negociuar, qeverisja me Martin Berishajn, Nagip Krasniqin, me tatimet që ju merren bizneseve e mandej ministriat e tu ju japin familjarëve për OJQ?

    E vërteta është se Qeveria nuk ka bë asnjë reformë fiskale, as edhe një. Që katër vite mandat të kësaj qeverie Adimistrata Tatimore e Kosovës udhëhiqet nga drejtori që kundërligjshëm e pat zgjedhë PDK-ja kur ka qënë në pushtet.

    Gjatë këtij mandati kanë ndodhë dy ndryshime: rritja e tatimit në pronë dhe lirimi në prej 6.8 Euro në të ardhurat personale. A beson dikush që këto refoma kanë ndiku në rritjen e invesitmeve të huaja direkte?!

    Inflaconi gjatë Qeverisë Kurti

    3.4% në vitin 2021,
    11.6 në vitin 2022,
    4.9% në vitin 2023,

    Investimet e Huaja Direkte
    2021: 420 milionë euro, prej tyre 384 milionë në patundshmeri ose 91%,
    2022: 732 milionë euro, prej tyre 529 milionë në patundshmeri ose 72%,
    2023: 844 milionë euro, prej tyre 511 milionë në patundshmeri ose 60%,
    2024 (janar-prill): 269 milionë euro, prej tyre 186 në patundshmeri ose 69%,

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!