Lëvizja Vetëvendosje në një postim të bërë për deputetin Faton Peci ku para seancës konstituive pati një deklarim për media, kjo parti iu drejtua atij si “ministër”, shkruan Reporteri.net.
Për këtë ka reaguar deputetja nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami.
Në një postim në Facebook, Bajrami e LDK-së ka publikuar postimin e VV-së të faqes zyrtare, si dhe nenin 72 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës që thotë se “deputeti i Kuvendit të Kosovës nuk mund të mbajë ndonjë post ekzekutiv në administratën publik ose në ndonjë ndërmarrje në pronësi publike dhe as të ushtrojë ndonjë funksion tjetër sikurse është e përcaktuar me ligj”.
Tutje ajo shkruan “VV vs. Kushtetua e Republikës së Kosovës”, ndërsa shton se beson në Prokurorinë e Shtetit.
Në këtë të fundit LDK-ja dorëzoi 17 kallëzime penale për deputetët e VV-së të enjten e kaluar, për “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe tejkalim të autorizimeve” ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit dhe ministrave në detyrë që janë zgjedhur deputetë.
Nga kjo parti kanë kërkuar nga Prokuroria Speciale që të nis hetime ndaj Kurtit dhe të tjerëve, të shqyrtojë të gjitha vendimet e marra nga Qeveria pas datës së certifikimit si dhe të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar përgjegjësi penale dhe politike.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.