×
  • Lajme
  • Lajme

    Ballkani i Hapur nënshkruan edhe Teatër të përbashkët të “kulturës ballkanike”

    Reporteri
    28 Shtator 2022 | 17:07

    Protokolli i Teatrit të Ballkanit të Hapur u nënshkrua nga ushtruesi i detyrës së menaxherit të Teatrit Kombëtar të Beogradit, drejtori i Operës dhe Baletit Kombëtar nga Shkupi, drejtoresha e Operës dhe Baletit Kombëtar nga Tirana, ndërsa drejtoresha e Teatri Kombëtar Maqedonas Simona Ugrinovska më vonë do të nënshkruajë protokollin, raportoi media serbe “Nova”, përcjell Reporteri.net.

    “Bashkëpunimi strategjik kulturor Teatri i Hapur Ballkanik është platformë që do të mundësojë një lidhje më të fortë të institucioneve më të rëndësishme kombëtare kulturore të këtyre tre vendeve dhe do të jetë një mesazh i rëndësishëm për botën jashtë këtij rajoni për veçantinë e kulturës ballkanike”, u shpreh Teatri Kombëtar i Beogradit pas nënshkrimit të protokollit.

    “Të gjitha kulturat tona rajonale përbëjnë një tërësi të rëndësishme të Ballkanit dhe ideja e kulturës ballkanike si e veçantë në të gjithë botën është shumë e fortë. Nëse ne mund të shkëmbejmë dhe shumëfishojmë përvojat dhe kreativitetin dhe t’i thurim në një qilim të larmishëm, e gjithë bota mund ta njohë atë si një kulturë unike ballkanike që është magjike”, theksoi menaxheri e këtij teatri, Svetislav Gonciç.

    Ai shtoi se “projekti i Teatrit të Ballkanit të Hapur lindi nga ideja se duhet t’i hapim dyert e së ardhmes, veçanërisht të rinjve dhe praktikisht të nisim një koncept të ri, një botë të re”.

    “Më vjen mirë që deri më tani kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyer si dy vende, por Teatri i i Ballkanit të Hapur është shans për t’u afruar edhe më shumë, për të bashkëpunuar dhe ndihmuar njëri-tjetrin si institucione”, tha Vaso Ristov, drejtor i Operës dhe Baletit Kombëtar i Maqedonisë së Veriut./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!