Një banesë në Lagjen e Spitalit në Prishtinë është përfshirë nga zjarri.
Si pasojë e zjarrit, një person ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor
Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Sot me datën 10.05.2020 rreth orës 17:05 kemi pranuar informatën se një Lagjen e Spitalit në Prishtinë një banesë është duke u djegur. Njësitë policore menjëherë iu kanë përgjigjur thirrjes dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes. Sipas informatave të para, një person është lënduar dhe është dërguar për tretman mjekësor. Në vendngjarje janë njoftuar të dalin edhe njësitë tjera emergjernte dhe të zjarrfikësve”, ka thënë Hoxha.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.