Shqipëria dje u trondit nga një tërmet i fuqishëm që shkaktoi mbi 30 viktima, qindra të vdekur dhe shkatërroi shumë ndërtesa.
Që nga dje, pothuajse tërë Kosova i ka sytë nga Shqipëria ku janë mobilizuar i madh dhe i vogël që t’u dalin në ndihmë vëllezërve shqiptarë.
Qeveria e Kosovës ka ndarë gjysmë milioni euro mjete, kurse para janë duke u dhënë edhe qytetarë, organizata e biznese të ndryshme, shkruan Reporteri.net.
Aksione të organizuara për mbledhjen e ndihmave janë ndërmarrë në shumë qytete e fshatra të Kosovës. Në mënyrë të ngjashme janë mobilizuar edhe banorët e Stubllës së Epërme në Viti, të cilët në mënyrë të organizuar kanë mbledhur ndihma për t’i transportuar drejt Shqipërisë.
Kujtojmë se Stublla e Epërme është fshat në Viti, i banuar kryesisht nga komuniteti shqiptar katolik. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.