×
  • Lajme
  • Lajme / Akuzat ndaj emisarit evropian

    Basha-opozitës: A pajtoheni me themelu Zajednicën për m’u ndreç me Lajçakun?

    Reporteri
    19 Shtator 2023 | 20:45

    Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, i është drejtuar opozitës, duke i pyetur nëse pajtohen të themelohet Asociacioni për t’i përmirësuar raportet me Miroslav Lajçakun, emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi.

    Përmes një postimi në Facebook, Basha ka pyetur opozitën “a pajtoheni me themelu Zajednicën për m’u ndreç me Lajçakun?”.

    Sipas tij, opozita ka mundësi që ta tregojë qëndrimin për këtë çështje nëpër debate sonte.

    “Sonte nëpër debate keni mundësi me tregu qëndrimin, e jo me shit kopalla “na prishtë me BE-në.” Kallzoni, a pajtoheni me themelu Zajednicën për m’u ndreç me Lajçakun?”, ka shkruar Basha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!