Shqipe Mehmeti Selimi, deputete e VV-sw njëherit bashkëshortja e Rexhep Selimit, e ka pyetur drejtorin e Policisë së Kosovës, Samedin Mehmetin, se a ka ofruar dëshmi Policia te Specialja lidhur me lirimin me kusht të ish-krerëve të UÇK-së.
Drejtori i Policisë ka thënë se kjo pyetje duhet të bëhet në adresë të Dhomave të Specializuara në Hagë.
“Besoj që opinioni publik tashmë e di se na janë bë kërkesat nga avokatët mbrojtës dhe ne i kemi adresu kërkesat nga avokatët mbrojtës ndërsa pyetjet rreth Dhomave të Specialuzuara kisha pasë dëshirë me ua bë Dhomave të Specializuara.
“Avokatët mbrojtës kanë bë kërkesa për kushtet e lirimit me kusht. Ne kemi dërgu kapacitetin dhe aftësinë tonë dhe mundësinë tonë për me siguru lirimin me kusht, sa i përket çështjes rreth Dhomave të Specialuzuara, kisha pasë qejf me na kursye për shkak se ato i takojnë Dhomave të Specializuara, jo neve”, u shpreh ai në Komision.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.