NISMA Socialdemokrate ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme për media pas bastisjes që po ndodh prej më shumë se gjashtë orësh në shtëpinë e Jakup Krasniqit.
NISMA njofton se konferenca do të mbahet nga ora 13:30, por nuk bëhet e ditur nëse do të flasë kreu i saj Fatmir Limaj, apo ndonjë zyrtar tjetër i kësaj partie.
“Të nderuar përfaqësues të mediave, Ju njoftojmë se sot prej orës 13:30, NISMA Socialdemokrate mban konferencë për media. Data: 4 nëntor 2020 Ora: 13:30”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se nga ora 06:00 e mëngjesit EULEX po bastis shtëpinë e Krasniqit në Prishtinë dhe shtëpinë e tij në fshatin Negroc të Drenasit. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.